Kontratat për furnizime publike do të publikohen në “e-nabavki.gov.mk”

Për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në furnizimet publike, në Sistemin elektronik për furnizimet publike (SEFP) prej tani e tutje do të publikohen dhe kontratat që janë ndarë në kuadër të sistemit, me ç’rast publiku do të ketë qasje në to, informojnë nga Ministria për Financa.

“Kontratat do të jenë në dispozicion në kuadër të njoftimeve për kontratën e nënshkruar. Pas realizimit të furnizimeve, kontratat do të publikohen në këtë link https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/Home.aspx#/home, informojnë nga ministria.

Qeveria këtë masë e paralajmëroi me qëllim që të pengohen tentimet për korrupsion gjatë nënshkrimit të kontratave ndërmjet organeve shtetërore dhe kompanive.

Në mars të vitit të kaluar, në konferencën e USAID-it “Furnizimet publike në Maqedoni: përvojat dhe propozimet për ndryshimet ligjore për përmirësimin e tyre” u theksua se orej rreth 70.000 kompanive aktive në vend, vetëm 4.800 janë të kyçura në biznesin e furnizimeve publike, në kuadër të të cilit brenda vitit qarkullojnë rreth një miliardë euro.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP