Borisov: Kontesti kufitar slloveno-kroat ndikon mbi Ballkanin Perëndimor

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, vendi i të cilit me ceremoninë e sotme zyrtare dhe takimin e nesërm të Bashkimit Evropian në Sofje, zyrtarisht e shënoi fillimin e kryesimit gjashtëmujor me Bashkimin Evropian, vlerësoi se kontesti slloveno-kroat për kufirin është “çështje bilaterale, e cila, për fat të keq ka ndikim mbi Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Unionin”.

“Nuk do të jem arbitër, e as që do të japë këshilla, e as madje do të gjykojë për këtë. Sllovenia dhe Kroacia duhet të gjejnë zgjidhje bilaterale për kontestin. Për shkak se, në qoftë se konflikti i tillë mbetet, do të jetë pengesë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Sinqerisht do ta lus kryeministrin kroat që të tregojë vullnet”, theksoi Borisov në Bruksel.

Siç njoftoi MIA, gazeta sllovene “Dello” publikoi se kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod-Junker do t’i ftojë kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Miro Cerar dhe Andrej Plenkoviq nga fundi i muajit në Bruksel, me qëllim që të bisedojnë për kontestin kufitar.

Жан-Клод Јункер

Gazeta shton se në takimin me Cerarin dhe Plenkoviqin, Junker dëshiron në mënyrë më aktive të marrë pjesë në zgjidhjen e kontestit, pasi Kroacia refuzoi ta pranojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit vitin e kaluar në qershor.

Me vendimin e  Gjykatës së Arbitrazhit, Sllovenia fitoi dy të tretën e Gjirit të Piranit dhe me këtë u njoftua për fund të kontestit i cili zgjat tashmë 25 vite. Gjykata e theksoi 30 dhjetorin e vitit 2017 si datë për hyrje në fuqi të vendimit.

Kroacia, e cila kërkon gjysmën nga ky territor detar, refuzon ta pranojë vendimin, pasi u bë e ditur se Lubjana zyrtare ka mbajtur kontakte të fshehta me Gjykatën e Arbitrazhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button