BE: Marrëveshja e Iranit duhet të ekzistojë

Marrëveshja kyçe e vitit 2015, e cila ka për qëllim kufizimin e ambicjeve bërthamore të Iranit, duhet të ekzistojë, theksojnë ministrat e punëve të jashtme  të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, në kohën kur presidenti i SHBA-së Donald Tramp mendon nëse do të tërhiqet nga ai.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson, sot deklaroi se marrëveshja bërthamore është “marrëveshje kyçe që e bën botën vend më të sigurt”.

Ai këtë e deklaroi në bisedimet në Bruksel mes ministrave të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë dhe kolegut të tij iranian Xhavad Zarif.

Зигмар Габриел

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel i bëri thirrje SHBA-së që ta trajtojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin nga viti 2015 si çështje e ndarë nga problemi me programin iranian për zhvillim të armëve balistike dhe rolit të Teherait në luftën civile në Siri.

“Do të duhet të ndajmë dy gjëra. Ne duam që të ruhet  marrëveshja  bërthamore me Iranin… dhe roli strategjik, të cilin Irani e ka në rajon”, deklaroi Gabriel në Bruksel para mbledhjes me kolegët e tij nga Irani, Britania e Madhe dhe Franca dhe diplomatët më të lartë të BE-së.

Gabriel, i cili hapur e kritikon politikën e jashtme të SHBA-së, pasi që Donald Tramp është në funksion të presidentit amerikan, deklaroi se Uashingtoni megjithatë ka pasur të drejtë kur ka shprehur shqetësim për strategjinë e Iranit në Lindjen e Afërt.

Могерини состанок

Takimi në Bruksel, organizator i të cilit është përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, mbahet në vigjilje të vendimit të nesërm të Trampit rreth sanksioneve ndaj Iranit, të cilat ishin të bllokuara pas miratimit të marrëveshjes bërthamore iraniane.

Në mbledhje pritet të konfirmohet përkushtim i i Teheranit dhe i vendeve evropiane në zbatimin e marrëveshjes.

Sipas përfaqësuesve diplomatikë, vendet evropiane do të kërkojnë nga Irani që edhe më tej të lejojë inspektime ndërkombëtare të impianteve të tij bërthamore. Teherani mohon se përpiqet të prodhojë armë atomike në këto impiante, duke pohuar se programi i tij bërthamore ka vetëm karakter paqeje.

Иран

“Qëllimi i mbledhjes është që t’i dërgojë mesazh Uashingtonit se Irani bashkëpunon dhe se është më mirë që të kihet marrëveshje sesa të izolohet Teherani”, deklaroi diplomati evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP