Edi Rama për ligjin e gjuhëve në Maqedoni: arritje historike!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet rrjetit social në fejsbuk ka komentuar miratimin e ligjit të gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë duke e vlerësuar si arritje historike për shqiptarët, njofton Portalb.mk.

“Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”, shkruan Rama.

Përndryshe, me 69 vota “për” dhe asnjë “kundër” apo “të përmbajtur”, në mungesë të VMRO-DPMNE-së, në Kuvendin e Maqedonisë është miratuar edhe ligji për përdorimin e gjuhëve.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button