Të gjithë kundër H&M, firma tërheq veshjet me shënimin diskriminues

“Majmuni më cool në xhungël”, shkruhej në bluzën me kapuç, veshur nga një fëmijë zezak, në faqen e firmës, transmeton Revista Class.

H&M kërkoi falje këtë të hënë duke hequr si imazhin dhe bluzat nga tregu. Megjithatë duket se dëmi u bë.

Imazhi është kritikuar gjerësisht për shkak të përdorimit të fjalës “majmun” që përdoret në Amerikë për fyerjet raciale të personave me ngjyrë. The Weeknd, këngëtari kanadez me origjinë nga Afrika, ishte një nga ata që kritikuan duke shkruar që ai nuk do të bashkëpunonte më me kompaninë në të ardhmen.

Deri dhe këngëtarja shqiptare, Rovena Stefa ka shkruar që nuk do të blejë më veshje H&M për shkak të kësaj reklame, që përmbys gjithë profilin popullor të firmës së njohur për veshjet ekonomike dhe gjithmonë në modë.

Sigurisht, H&M pranoi gabimin duke thënë në një deklaratë që ishte shumë e mërzitur për imazhin. “Jemi të keqardhur që fotografia është realizuar dhe gjithashtu jemi penduar për printin”, thuhet në deklaratën e kompanisë. “Për këtë arsye, ne jo vetëm kemi hequr imazhin nga kanalet tona, por gjithashtu edhe printin nga produktet që ofrojmë në gjithë globin.”

Megjithatë gabime si ky, në botën e reklamave, ndodhin rregullisht. Shqetësuese, por duhet pranuar!

H&M e ka në dorë nëse do arrijë ta shlyejë gafën e kësaj reklame krejt të papërgjegjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button