Haradinaj merr pasaportën shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pasaportën shqiptare, shkruan sot gazeta “Dita”.

Sipas gazetës, të dhënat për pasaportën shqiptare të Haradinaj janë hedhur në sistem dhe mësohet se dokumenti është gati dhe pritet në ditët në vijim që Haradinaj të bëjë tërheqjen e pasaportës shqiptare.

Kreu i qeverisë kosovare ka aplikuar për pasaportën shqiptare pasi SHBA i refuzoi vizën, shkruan “Dita” duke theksuar se nuk dihet nëse Haradinaj do aplikojë sërish për vizë amerikane, por këtë herë si shtetas shqiptar dhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

Marrja e pasaportës shqiptare nga Haradinaj vjen në një kohë kur dy presidentët Meta dhe Thaçi u përfshin në polemika sa i takon pajisjes së qytetarëve të Kosovës me dokumente identifikimi shqiptare për të mundësuar lëvizjen e lirë në hapësirën “Shengen”.

Kjo kërkesë u hodh poshtë nga Presidenti Meta me argumentin se do dëmtonte udhëtimin pa viza të qytetarëve shqiptarë në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button