Ja çfarë thotë Grubi pas votimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, pas votimit të disa ligjeve në Kuvend, thotë se 15 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me votimin e ligjit të gjuhëve është rrumbullakuar marrëveshja paqësore, ndërkaq tani ngelet që të implementohet, njofton Portalb.mk.

Grubi i ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar “për”, por edhe ata të cilët nuk kanë votuar “kundër” ligjit.

“Vlerësoj se ligji është i përkrahur nga të gjitha palët, pasi që të gjithë partitë janë nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit. Pres që opozita ta përkrah këtë ligj, edhe pse nuk ishin në Kuvend gjatë kohës së votimit. Me këtë ligj do të fitojë Maqedonia, ndërkaq do të relaksohen marrëdhëniet ndëretnike, do të mbyllen shumë tema të cilat dalin nga pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit”, thotë Grubi.

Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të nënshkruhet edhe nga presidenti Ivanov, prej të cilit, Grubi pret përfundim pozitiv.

“Nëse Ivanov nuk e nënshkruan ligjin dhe merr pozitë kundër Marrëveshjes së Ohrit, ligji përsëri do të kthehet në Kuvend, ku përsëri do të votohet. E ftoj Ivanovin të jetë pjesë e tregimin të suksesshëm për rrumbullakimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, tha Grubi.

Duke e komentuar gjendjen në partitë politike BESA, Grubi tha se duhet që të pritet kongresi, ndërkaq më pas do të shohin se çfarë do të ndodh. Ai vlerëson se deputetët e Lëvizjes BESA, ALeancës për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-së, duhet t’i përkrahin proceset reformuese, ndërkaq me atë, siç tha ai, nëse ia mendojnë të mirë shtetit, patjetër t’i votojnë ligjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button