Gjykatësi kushtetues, Osman Kadriu: ligji i gjuhëve tregon se si të zbatohet gjuha shqipe!

I sapo emëruari si gjykatës në Gjykatën Kushtetues, Osman Kadriu ligjin e gjuhëve që sot mori dritë jeshile e ka vlerësuar si kushtetues, por të njëjtin e sheh si teknikë se si të zbatohet gjuha shqipe, njofton Portalb.mk.

“Mendimi im si jurist më jep të drejtën të them se ky ligj është në kuadër të Kushtetutës dhe normave kushtetuese. Çështja e gjuhës garantohet me Kushtetutë. Me këtë ligj parashihet vetëm teknika se si të zbatohet ligji i gjuhëve”, tha Osmani.

Gjykatësi Kushtetues ka komentuar edhe qasjen e tij ndaj Prokurorisë Speciale Publike dhe për të njëjtën nuk mund të japë vlerësim se çfarë do të ndodh në të ardhmen, sepse ai është gjykatës.

Kadriu premtoi se funksionin e gjykatësit kushtetues do ta kryejë me përgjegjësi.

“Përskaj privilegjeve që i ka ky funksion, ka edhe përgjegjësi. Duhet të jetë përgjegjëse, sepse vlera e Gjykatës Kushtetuese është e rëndësishme”, tha Osmani.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë me 65 vota “për” dhe asnjë “kundër” e ka zgjedhur për gjykatës kushtetuese Darko Kostadimovskin, ndërkaq me 68 vota “për” dhe asnjë “kundër” për gjykatës kushtetues është zgjedhur Osman Kadriu.

Zgjedhja e Darko Kostadinovskit dhe Osman Kadrirut për gjykatës kushtetues janë me propozim të presidentit Gjorge Ivanov. Kostadinovski dhe Kadriu vijnë në vendet e gjykatëseve Natasha Gaber Damjnanovska dhe Gëzime Starovës, të cilave mandati u përfundoi në tetor të këtij viti.

Pas emërimit të Kostandinovskit dhe Kadriut si gjykatës, me 69 vota “për” dhe asnjë “kundër” apo “të përmbajtur”, në mungesë të VMRO-DPMNE-së, në Kuvendin e Maqedonisë është miratuar edhe ligji për përdorimin e gjuhëve.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button