“Alkaloid” hapi tre reparte të reja – investim me vlerë mbi 2,5 milionë euro

Kompania “Alkaloid SHA Shkup” në prezencë të përfaqësuesve të menaxhimit zyrtarisht lëshoi në përdorim tre projekte investuese: Repart për prodhim të formave farmaceutike gjysëm të ngurta (pomada, kremra, xhele dhe vagitorë); Peshore Qendrore 2 dhe Repart për paketim të formave të ngurta farmaceutike.

Repartet e reja prodhuese, kumtuan nga kompania, shtrihen në sipërfaqe prej 1000 m2 ndërsa vlera e këtij investimi të ri të “Alkaloid SHA Shkup” arrin mbi 2,5 milionë euro. Gjatë zbatimit të këtyre projekteve, janë implementuar standardet më moderne për Praktikë të mirë prodhuese (GMP).

“Prania e kompanisë në tregjet e mbi 30 vendeve në botë dhe synimi i vazhdueshëm drejt hapjes së tregjeve të reja edhe perspektivave të reja, kërkon ndjekje të kujdesshme të trendeve nga fusha e shëndetësisë dhe farmacisë dhe implementimi i tyre në punën e përditshme. Për këtë qëllim, investimet në kapacitete të reja, teknologji, njohuri dhe kuadro do të vazhdojnë të jenë imperativ në operacionet tona të përditshme”, deklaroi kryetari i Bordit Drejtues të “Alkaloid SHA Shkup”, Zhivko Mukaetov me rastin e lëshimit në përdorim zyrtar të projekteve të reja investuese.

Theksoi se përcaktimi human programor prodhues i orientuar kryesisht për konsumatorët final është parim sipas të cilit zhvillohen dhe do të vazhdojnë të zhvillohen operacionet e përditshme, duke u kujdesur rreptësisht për kredibilitetin dhe aksesin profesional të cilat i praktikojnë dhe zbatojnë në punën e përgjithshme të tyre.

Алкалоид нов погон

Nga kompania informojnë se reparti për prodhim të formave farmaceutike gjysmë të ngurta (pomada, kremra, xhele dhe vagitorë) përfshin 460 m2 sipërfaqe të pastra në të cilat zhvillohet procesi i tërësishëm i matjes së lëndëve të para, përgatitja e gjysmë produkteve si dhe dozimi dhe paketimi i prodhimeve të gatshme.Vlera e përgjithshme e këtij investimi është rreth 1,4 milionë eurosh.

Peshorja Qendrore 2 është investim i cili shtrihet në sipërfaqe prej 240 m2 dhe për të cilën kompania ka alokuar 600.000 euro për pajisje dhe kapacitete.

Reparti për paketim të formave të ngurta përfshin sipërfaqe prej 300 m2 në të cilën janë të instaluara dy linja prodhuese. Vlera e këtij projekti arrin 500.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button