Një arsimtare në Kumanovë që nga viti 2003 ka punuar me diplomë të falsifikuar

Në vitin 2003 në shkollën fillore “Kiril i Metodij” të fshtatit Romanovcë të Kumanovës është punësuar S.XH.E për një periudhë të caktuar kohore dhe që atëherë ka filluar loja e saj me ligjin. Sipas policisë që ka ngritur padi penale kundër arsimtares është konstatuar se S.Xh.E e kryen punën e saj me diplomë të falsifikuar, njofton Portalb.mk.

Hetimi i Sektorit të Punëve të Brendshme- Kumanovë ka treguar se gjatë periudhës së vitit 1999 e akuzuara është furnizuar me dokument të falsifikuar – Diplomë nga Universiteti “Kliment Ohridski”- Sofje, Republika e Bullgarisë ku gjoja se ka bërë kualifikimin e shkallës së VII të specializimit për pedagogji.

Në vitin 2000 S.XH.E e ka vazhduar diplomën si të vërtetë në Universitetin “Shën Kliment Ohridski” – në Fakultetin e Filozofisë në Shkup për nostrifikim, ku ajo ka marrë edhe vërtetim për nostrifikim.

Në vitin 2003 ajo diplomën e falsifikuar dhe vërtetimin për nostrifikim i ka vazhduar në Shkollën fillore “Kiril i Metodij” të fshatit Romanovcë të Kumanovës ku prej 06.10.2003 deri 2009 ka bërë kontrata për punë për marrëdhënien e punës së krijuar dhe për kohën e caktuar të punës. Në tetor të vitit 2009 ajo ka bërë kontratë për transformimin e marrëdhënies së punës nga koha e caktuar në kohë të pacaktuar.

“Me veprimet e lartpërmendura e akuzuara ka fituar pasuri të paligjshme në shumën e pagave që i janë paguar nga buxheti i Republikës së Maqedonisë për periudhën e caktuar kohore”, njofton nga Policia.

Kundër arsimtares është ngritur padi penale për vepër penale të kryer me “dokument të falsifikuar” dhe për veprën penale të vazhduar “përdorimi i dokumentit me përmbajtje jo të vërtetë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button