Darko Kostadimovski dhe Osman Kadriu zgjedhen gjykatës kushtetues

Kuvendi i Maqedonisë me 65 vota “për” dhe asnjë “kundër” e ka zgjedhur për gjykatës kushtetuese Darko Kostadimovskin, ndërkaq me 68 vota “për” dhe asnjë “kundër” për gjykatës kushtetues është zgjedhur Osman Kadriu, njofton Portalb.mk.

Pas votimit, gjykatësit kushtetues kanë dhënë betimin solemn, ndërkaq kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u ka dëshiruar punë të mbarë.

Zgjedhja e Darko Kostadinovskit dhe Osman Kadrirut për gjykatës kushtetues janë me propozim të presidentit Gjorge Ivanov. Kostadinovski dhe Kadriu vijnë në vendet e gjykatëseve Natasha Gaber Damjnanovska dhe Gëzime Starovës, të cilave mandati u përfundoi në tetor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button