I dërguari i SHBA-ve: Diskutimi mbi ekstradimin e Gylenit vazhdon

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Ankara, Philip Kosnett, ka deklaruar se diskutimi mbi ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, do të vazhdojë “intensivisht” në javët dhe muajt e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përgjigjen e pyetjes së AA-së në Parlament në Ankara, Kosnett tha se SHBA-të dhe Turqia kishin nënshkruar një traktat të ekstradimit “i cili qeveris procesin e ekstradimit”.

“Departamenti ynë i Drejtësisë dhe Ministria turke e Drejtësisë janë duke bashkëpunuar ngushtë për t’u siguruar që palët amerikane të marrin të gjitha informacionet e nevojshme për të ndjekur këtë çështje. Ky është një diskutim në vazhdim që ne do ta vazhdojmë mjaft intensivisht në javët dhe muajt që vijnë”, tha Kosnett.

Turqia në mënyrë të përsëritur ka kërkuar ekstradimin e Gylenit pas grusht shteti të dështuar të vitit 2016. Orkestruar nga FETO dhe nga udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, tentativa për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 la të martirizuar 250 persona dhe rreth 2.200 të plagosur.

Organizata terroriste FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor, si dhe ka një rrjet të madh ndikimi dhe kërcënimi jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP