Të bësh art në rrugë (VIDEO)

Grafiti apo imazhet e para të pikturuara në muret e vjetra lindën së pari si revoltë ndaj shoqërisë e politikave. Fillimisht, artistët e rrugës përcillnin mesazhe përmes tyre, por sa më shumë i pëlqenin njerëzit aq më shumë përpjekje për të shprehur diçka i shtoheshin qytetit, përcjell Vizion Plus.

Dy vjet më parë në muret e vjetra të Tiranës gjendeshin pafund deklarata dashurie apo emra partish. Sot, djem të rinj me pasion rrëfejnë edhe më shumë përtej imazheve. Franko Dine është një prej atyre që pa patur një mesazh per te përcjelle nuk nis të ngjyrosë muret.

 Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve për pikturë. Vite më parë, pikturonte fshehurazi, tani është pjesë e Dekorit të Tiranës. Madje është i vetmi përfaqësues që kemi në festivalet dhe konkurset e huaja.

Ai e ka një mision. T’i japë një tjetër fytyrë qytetit. E këtë thotë se do ta bëjë sa kohë të ketë mundësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL