Maqedonia ka importuar qindra tonë mbeturina të rrezikshme

Në vitin 2016, Maqedonia ka importuar 118.778 tonë mbeturina të rrezikshme, ndërkaq ka eksportuar 4.011. Thuhet në raportin zyrtar të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njofton Portalb.mk.

Këto numra janë të marra në bazë të raportit vjetor të krijuesve të mbeturinave të rrezikshme, të cilët janë të obliguar se sa mbeturina kanë eksportuar dhe importuar.

“Këto sasi të mbeturinave të rrezikshme janë shumë më të vogla në krahasim me vitet e kaluara, e cila është për shkak të mosparaqitjes së mbeturinave të rrezikshme nga ana e ELEM-it dhe TEC Manastir, të cilat në vitet paraprake kanë krijuar mbeturina të rrezikshme rreth 1.5 milionë tonë”, thuhet në raportin e Ministrisë.

Mbeturina të rrezikshme llogariten edhe mbeturinat mjekësore që i krijojnë institucionet shëndetësore si prodhim të mjeteve të përdorura dhe materialeve gjatë diagnostifikimit, mjekimit, trajtimit dhe preventivit të sëmundjeve te njerëzit dhe kafshët. Në të njëjtën kategori janë edhe mbeturinat patologjike, që përmbajnë pjesë të larguara nga trupi i njeriut. Pos këtyre, mbeturina të rrezikshme llogariten edhe ato infektive, mbeturina të mprehta – gjilpëra thika etj., por edhe mbeturinat kimike.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor, dje njoftuan se nga vitit 2013 deri në vitin 2017 nuk është regjistruar importim i mbeturinave mjekësore në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button