Avokati Mirosllav Vujiq në bordin e drejtorëve të “Telekom Maqedoni”

Avokati Mirosllav Vujiq është emëruar anëtar jo-ekzekutiv në bordin e drejtorëve të “Telekom Maqedoni”, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit i cili është miratuar de, ndërkaq është publikuar në ueb-faqen e “Berëzës së Maqedonisë”, Kuvendi i “Telekom Maqedoni” dje e ka shkarkuar Aneta Simeska – Dimoska nga pozita e anëtarit jo-ekzekutiv të bordit të drejtorëve, ndërkaq në vend të saj është zgjedhur Mirosllav Vujiq.

Mandati i tij ka filluar dje, ndërkaq do të zgjatë 4 vjet.

Ndryshe, Vujiq është i njohur si avokat i LSDM-së. Ai u angazhua në disa raste ku si të akuzuar janë paraqitur anëtarë të lartë të partisë, ndërkaq në kontestet gjyqësore, i njëjti e ka mbrojtur edhe kryeministrin aktual, Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button