Paralajmërime eksperte: Çokollata do të zhduket për 40 vite

Ekspertët paralajmërojnë se gjatë 40 viteve të ardhshme bota do të mbetet pa çokollatë, meqë bimës kakao i kanoset zhdukje gjatë kushteve kohore gjithnjë e më të ngrohta.

Kakao zhvillohet vetëm në rajonet 20 gradë në veri dhe jug të Ekuatorit, ndërsa që të ekzistojë i nevojiten kushte të posaçme – lagështi e mjaftueshme dhe reshje shiu.

Megjithatë, ngrohja globale dhe rritja e temperaturave për 2,1 gradë Celsius mundet që në 30 vitet e ardhshme edhe ta shkatërrojë bimën, ndërsa me këtë edhe industrinë e çokollatës, njoftoi Administrata kombëtare amerikane për oqeane dhe atmosferë.

Siç temperatura do ta thajë tokën, kultivuesit e kakaos do të duhet që plantacionet e tyre t’i zhvendosin në sipërfaqe më të mëdha.

Какао

Një banor mesatar i perëndimit në vit ha 286  çokollatë. Nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar edhe Kina, Indonezia, India, Brazili dhe Federata Ruse, gjithashtu u inkuadruan në tregun me kakaon.

Furnizimi megjithatë nuk shkon në hap me kërkesën e rritur, ndërsa besohet edhe se mënyra e kultivimit të vetë bimës është problem, për shkak se është ndryshuar gjatë disa shekujve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP