Tentim holivudian për vjedhjen e Zirat Banka

Disa kryerës të panjohur dështuan në tentimin si nëpër filma holivudin të vjedhin arkën e Zirat Bankës, përmes gropimit të korridoreve të improvizuara dhe rrënimit të murit nga hapësira fqinje.
Tentimi për vjedhje ndodhi mbrëmjen mes të dielës dhe të hënës. Ndonëse dy herë është kyçur alarmi në bankën e cila gjendet në shtëpinë e mallrave “Ilinden”.

Rasti është vërejtur kur të punësuarit të nesërmën në mëngjes erdhën në punë dhe vërejtën se diçka kundërmon në djegie, pas çka panë se një pjesë e murit, drejt hapësirës së ndërmarrjes fqinjë, ishte rrëzuar pikërisht në vendin ku ka qenë e vendosur arka.

Menjëherë është lajmëruar policia, e cila bëri hetim dhe konstatoi se kryerësit fillimisht hynë nga dera e Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku nga kabineti i informatikës morrën 2.000 denarë.
Më pas përmes korridoreve dhe zyreve të ndërmarrjes “De Koka Trejd”, prej ku me rrënime dhe prerje të gjips kartonit erdhi deri te pjesa e prapme e arkës së “Zirat Bankës”.

Kryerësit fillimisht  e gabuan vendin ku ka qenë e vendosur arka, pasi që vërejtën se kanë gabuar shpuan edhe një vrimë ku erdhi deri te pjesa e prapme e arkës.

Më pas nga vjedhësit u tentua që të prehet pjesa  e metalt e arkës, por pas një kohe të shkurtër është kyçur alrmi zjarrfikës i cili është fikur prej tyre, e ata vazhduan në tentimin që ta hapin arkën.

Në kyçjen e sërishme të alarmit në ora 00:20 kryerësit me siguri u frikuan dhe pas disa vrimave të bëra e braktisën vendin.

Në rrjedhë janë masat dhe aktivitetet për pastrimin e plotë të rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button