Në Greqi konfiskohet anije me materiale për përpunimin e mjetit shpërthyes

 Roja bregdetare greke sot sekuestroi  anije, e cila ka bartur materiale për përpunimin e mjetit shpërthyes dhe janë arrestuar tetë anëtar të ekuipazhit, kumtoi sot roja bregdetare.

Anija, e cila ka lundruar nën flamurin e Tanzanisë, është zbuluar në afërsi të Kretës, ndërsa në të janë gjetur 29 arka, ku ka pasur amonium-nitrat, detonatorë dhe 11 rezervoarë të zbrazëta për gaz të lëngshëm të naftës, transmeton MIA. 

Anija është nisur nga porti turk Mersin dhe ka lundruar drejt Xhibutit, por më vonë iu ndryshua ruta dhe si destinacion të fundit u përmend porti libian, Misrata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button