Shikueshmëri e zvogëluar në aksin rrugor Tetovë – fshati Gajre dhe në qafën malore Strazhë

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Shikueshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në aksin rrugor Tetovë – fshati Gajre dhe nga 80 deri në 100 metra në qafën malore Strazhë.

NP Rrugët e Maqedonisë kumtoi se në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka ka mundësi për rrëshqitje të vogla të dheut.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button