EURO 2018 në hendboll, ndeshjet do të ndiqen nga 1.6 miliardë telespektatorë

Ndeshjet në kuadër të Kampionatit Evropian në Hendboll të cilat do të mbahen në Kroaci në datat 12- 28 janar, vlerësohet se do të ndiqen nga rreth 1.6 miliardë telespektatorë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) bëri të ditur se ndeshjet e EURO 2018 do të mund të ndiqen përmes transmetimeve televizive drejtpërdrejt në 175 shtete.

EHF bën të ditur se përveç transmetimeve në tregjet kryesore evropiane, ndeshjet do të transmetohen edhe në Amerikën e Jugut dhe atë të Veriut, si dhe në Britani të Madhe, Gjeorgji, Ukrainë, Armeni, Azerbajxhan, Moldavi, Kazakistan, Kirgistan, Turkmenistan, Taxhikistan dhe Uzbekistan.

Duelet e Kampionatit Evropian do të mbahen në Zagreb, Split, Varazhdin dhe Poreç, ndërsa titullin e kampionit e mbron Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button