Nigeri, 9 të vdekur si pasojë e epidemisë së etheve të verdha

Nëntë persona kanë humbur jetën brenda 5 muajve si pasojë e epidemisë së etheve të verdha në Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas të dhënave nga Qendra Nigeriane për Kontroll të Sëmundjeve (NCDC), 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e paraqitjes së epidemisë së etheve të verdha në tërë vendin.

Në raport gjithashtu thuhet se në vend, nga ethet e verdha janë prekur 16 shtete duke filluar nga Kago, Kano, Zamfara, Kebbi dhe Kuara.

Mes simptomave të sëmundjes bëjnë pjesë temperatura e lartë, përzierje lukthi, dhimbje në muskuj, molisje dhe verdhëz në sy, etj.

Qeveria ka luftuar me epideminë që nga fillimi i saj, më 12 shtator 2017. Në vend është filluar dhe një fushatë vaksinimi kundër etheve të verdha dhe në kuadër të kësaj fushate, deri më tani janë vaksinuar afro 900 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button