“On Records” reagon pas largimit të Mozzikut e Getinjos

Pronari i labelit “On Records”, Met Elshani, ka reaguar pas largimit të dy reperëve të njohur Mozzik dhe Getinjo nga grupi i tij.

Dy reperët kanë akuzuar labelin për mospërkrahje në punën e tyre, ndërsa Elshani thotë se vëllezërit Mozzik dhe Getinjo kanë shkelur njëanshëm kontratën, transmeton Koha.net. 

Ai ka paralajmëruar padi ndaj tyre dhe ka shtuar se “të dy mbeten pjesë e ‘On Records’ siç parashikon edhe kontrata”.

“Asnjë artist s’është larguar nga ne në këtë mënyrë siç e bëtë u në mënyrë të njëanshme dhe për këtë po e them publikisht do të përballemi me ligj… Njoftojmë opinionin e gjerë se ligjërisht ata nuk janë të larguar nga ‘On Records’ pasi që kanë një kontratë profesionale me ne dhe mbajmë të gjitha të drejtat e çdo projekti dhe imazhi të tyre”, ka shkruar Elshani në Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button