Ministrat e Jashtëm arabë muajin e ardhshëm takim për Kudsin

Ministrat e Jashtëm arabë do të takohen muajin e ardhshëm për të diskutuar rreth mbajtjes së një samiti arab për të shqyrtuar pasojat e vendimit të SHBA-ve për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, njoftoi Liga Arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Liga Arabe me bazë në Kajro tha se takimi i planifikuar ministror do të mbahet më 1 shkurt.

Më 6 dhjetor, presidenti i SHBA-ve Donald Trump zyrtarisht e njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe urdhëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Ky veprim ka nxitur një sërë denoncimesh në të gjithë botën arabe dhe muslimane dhe protesta në territoret palestineze që kanë lënë të paktën 16 persona të vdekur.

Muajin e kaluar, ministrat e Jashtëm arabë mbajtën një takim në Kajro për të diskutuar mënyrat për të kundërshtuar ndryshimin e politikave të SHBA-ve në lidhje me Kudsin.

Në dhjetor, OKB-ja kundërshtoi me shumicë vendimin e SHBA-ve. Vetëm një pjesë e vogël e shteteve qëndruan në anën e SHBA-ve në votimin që rezultoi me 128 vota pro dhe nëntë kundër, pavarësisht kërcënimit të SHBA-ve për të ndërprerë ndihmat ndaj vendeve që votuan kundër tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP