BPRM: Vazhdon rimëkëmbja e ekonomisë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë vlerësoi se në tremujorin e fundit vitin e kaluar ekonomia vazhdoi të rimëkëmbet, si pasojë e aktivitetit në industri dhe tregti.

“Deri tani treguesit që janë në dispozicion me frekuentim të lartë për aktivitetin në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në përgjithësi çojnë në rimëkëmbjen e mëtejshme të ekonomisë, pas rënies së aktivitetit ekonomik në gjysmën e parë të vitit të kaluar dhe rimëkëmbje mesatare në tremujorin e tretë, kumtoi pas seancës së sotme Komiteti për politikë operative monetare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, transmeton MIA. 

Në këtë konstatim, sipas BPRM-së, potencojnë të dhënat për aktivitetin në industri dhe në tregti, ndërsa aktiviteti ndërtimor vazhdoi të zvogëlohet. Njëherit, sipas BPRM-së, në kushte më të mira ekonomike në tremujorin e fundit potencojnë edhe treguesit për sentiment ekonomik të subjekteve ekonomike.

Duke i shqyrtuar realizimet më të reja në ekonominë e vendit në kontekst të projeksioneve makroekonomike nga nëntori i vitit të kaluar, Komiteti ka konkluduar se bazat ekonomike janë të shëndosha, pa praninë e paekuilibrimeve në ekonomi. Megjithatë, thekson BPRM, u theksua se ende ekzistojnë segmente ku janë të pranishme rreziqe të caktuara dhe të cilat çojnë në nevojën për përmirësimin e qëndrueshëm të pritjeve dhe besimit të subjekteve ekonomike.

Sipas BPRM, rreziqet rreth inflacionit të projektuar për këtë vit prej dy për qind, vlerësohen si të barazpeshuara.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, rezervat devizore kanë shënuar rritje, në kushte të lëvizjeve të volitshme të tregut devizor dhe intervenimeve të BPRM-së me neto-blerje të devizave. Lëvizjet e rezervave në periudhën e fundit janë më të mira se pritjet, e të gjithë treguesit për mjaftueshmërinë e rezervave devizore edhe më tej lëvizin në zonë të sigurtë.

Ndërkaq, zhvillimet depozitare dhe kreditore po lëvizin në pajtim me pritjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button