Në Bruksel do të mbahet takimi i jashtëzakonshëm për Palestinën

Bashkimi Evropian (BE) dhe Norvegjia morën vendim për zhvillimin e një takimi të jashtëzakonshëm të Komitetit të Përkohshëm Ndërlidhës (AHLC), i cili koordinon ndihmën ndërkombëtare për Palestinën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë , Federica Mogherini, njoftohet se Mogherini dhe ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide, kanë vendosur që nën organizimin e BE-së dhe nën kryesimin e Norvegjisë të mblidhen në Bruksel më 31 janar anëtarët e AHLC.

Në deklaratën ku bëhet e ditur se në mbledhje do të diskutohet për përshpejtimin e iniciativave për zgjidhjen me dy shtete në problemin Izrael-Palestinë, theksohet se do të diskutohet gjithashtu edhe për çështjen që të sigurohet kontrolli mbi të gjithë Gazën nga shteti i Palestinës në kuadër të marrëveshjes së Kajros të datës 12 janar 2017.

AHLC e themeluar në vitin 1993 përbëhet nga 15 anëtarë dhe koordinon ndihmën ndërkombëtare të siguruar për zhvillimin e popullit palestinez. Në mesin e sponsorëve të AHLC presidencën e të cilës e ka marrë Norvegjia përfshihen BE-ja, SHBA, Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP