Aksion për pastrim në Çair

Komuna e Çairit ka thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional me Qytetin e Shkupit, ndërmarrjen publike “Parqet dhe gjelbërimet” dhe ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale” me qëllim organizimin e aksioneve të përbashkëta të pastrimit për mirëmbajtje më efikase të pastërtisë publike.

Bashkërisht do të vijohet me nisma të tilla për të përmirësuar gjendjen aktuale, por edhe për të trokitur në ndërgjegjen e qytetarit, kontributi i të cilit është më se i nevojshëm që Çairi të jetë i pastër për çdo ditë.

“Nëse e doni mjedisin, natyrën, nëse e doni pastërtinë, ndihmoni të pastrojmë së bashku. Ta duash mjedisin vetëm me fjalë dhe me protesta, nuk mjafton. Ai që e do, e do me punë! Viti 2018 duhet të jetë viti i Çairit më të pastër”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button