Britani, pakicat inkurajohen për pjesëmarrje në ushtri

Ushtria britanike me video- incizimin e përgatitur për ushtarët e mundshëm të kësaj ushtrie, po inkurajon pjesëmarrjen e pakicave dhe të personave të kategorive të ndryshme të bëhen pjesë e ushtrisë, transmeton Andolu Agency (AA).

Në video tregohet se edhe homoseksualët dhe fetarët mund të shërbejnë si ushtarë.

Në pamje, me tregime të animuara jepen përgjigje për pyetjet si “A mund të jem pjesë e ushtrisë nëse jam homoseksual?”, “Çfarë ndodh nëse emocionohem kur jam në ushtri?, “A mund t’i kushtoj rëndësi besimit kur jam në ushtri?”, “A do të dëgjohem kur jam në ushtri? (Në aspektin e inteligjencës), “A duhet të jem një super hero për të qenë pjesë e ushtrisë?”.

Në videon ku thuhet se ushtria është një familje, tregohet se një musliman në disa raste nuk do të lejohet që të falë namazin, por që ai do të mund ta kryejë adhurimin madje edhe në stërvitjet ushtarake.

Përmbajtjet e përgatitura në kuadër të këtij programi prej 2 milionë sterlinësh, i cili inkurajon pjesëmarrjen në ushtri, do të shpërndahen nëpërmjet radiove, televizionit dhe platformave digjitale.

Në Britani të Madhe, ku pjesëmarrja në ushtri nuk është e detyrueshme, programet e tilla përgatiten me qëllim të inkurajimit të personave për pjesëmarrje në ushtri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button