Gjykata ushtarake e Bahreinit për herë të parë mbështet një dënim me vdekje

Gjykata më e lartë ushtarake e apelit të Bahreinit ka mbështetur një dënim me vdekje për herë të parë që kur u themelua shtatë vjet më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, Gjykata Ushtarake e Kasacionit konfirmoi aktgjykimin e dhënë kundër një ushtari i cili kishte qëlluar për vdekje mikun e tij dhe e kishte fshehur trupin e tij në janar të vitit të kaluar.

Aktgjykimet e gjykatës janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen. Vitin e kaluar, autoritetet e Bahreinit ndryshuan kushtetutën për të lejuar gjykimin e civilëve para gjykatave ushtarake.

Në muajin dhjetor, një gjykatë ushtarake dënoi gjashtë persona me vdekje me akuzat për formimin e një “qelize” terroriste dhe komplotim për të vrarë një komandant ushtarak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button