RDM: Pajisje të re për shkatërrimin e mbeturinave në deponinë Drislla

Partia RDM vlerëson se për shkak të ndotjes së ajrit, është e nevojshme që të furnizohet pajisje e re për shkatërrimin e mbeturinave biologjike dhe mjekësore në deponinë Drislla, pastrues të ajrit, absorbues të tymit nga oxhaqet e amvisërive, filtra të oxhaqeve industriale dhe pajisje të ngjashme, njofton Portalb.mk.

Prej atje këshillojnë që studimi finlandez për ndotjen e ajrit në rajonin e Shkupit në vitin 2016, ka treguar se ndotësit më të mëdhenj janë ngrohja e amvisërive (32%), komunikacioni (20%), ndërtimtaria (19%) dhe industria (18%).

“Për atë, prej sot deri në fund të shkurtit të vlejnë masat urgjente çift-tek, që të jetë më efikas transporti publik falas, ndalesa për veturat transportuese nëpër qytet, ndalesa për veturat nën standardin “euro-4”, mbyllje të vendeve të ndërtimit, përgjysmim të prodhimtarisë dhe mbyllje të impianteve ndotëse”, thuhet në kumtesën e RDM-së.

Në të shtohet se është e nevojshme që rregullisht të mblidhen mbeturinat, rregullisht të lahen rrugët dhe të rriten kontrollet inspektuese të inspektorëve komunal dhe shtetëror të mjedisit jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button