Najçevska: Qytetarët i gënjyen, neve na mashtruan, reforma në gjyqësor nuk ka (VIDEO)

“Asnjë nga anëtarët e Këshillit për Implementimin e Reformave në Gjyqësor nuk është konsultuar për vendimet ligjore të cilat Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend. Grupet punuese të cilat janë formuar nuk kanë dhënë informata se çfarë punojnë, ndërkaq në shtëpinë legjislative dorëzohen ligje, pa i parë fare Këshilli. E vetmja që diçka ka kaluar në Këshill ka qenë strategjia për reforma në sistemin gjyqësor, por edhe ajo pikë nuk është diskutuar gjatë”, deklarohet profesoresha universitare, Mirjana Najçevska, e cila ka dhënë dorëheqje nga Këshilli, duke shtuar se ajo dhe kolegët e saj janë mashtruar dhe se Këshilli ekziston vetëm formalisht dhe nuk është pjesë e reformave, njofton Portalb.mk.

“Përveç që i gënjyen qytetarët se disa emra të caktuar dhe ekspertë të dëshmuar si persona profesional në fushat e tyre janë të kyçur në reforma, unë nuk shoh gjë tjetër në reformimin e sistemit gjyqësor. Ajo çfarë përsëri më shqetëson është se përsëri reformat në sistemin gjyqësor bëhen politike, gjegjësisht faktori politik është ai i cili e ka fjalën kryesore në reformimin e fushës në të cilën fjalë kryesore duhet të kenë ata që merren me materien e së drejtës. Po, faktori politik duhet ta jep udhëzimin dhe ta tregojë mendimin për atë që duhet të arrihet, megjithatë, reformimi, strukturimi i ligjeve, ndërtimi i sistemit gjyqësor, por edhe vendosja e ligjeve duhet të bëhet nga juristët me aplikimin e rregullave të ngurta, parimeve dhe kritereve”, tha Najçevska në një intervistë për “Makfax”.

Najçevska thotë se propozim-ligji për Këshillin Gjyqësor është diskutuar përpara Këshillit për Reforma, ku anëtatrët janë përballur për shumë pjesë bazike, ndërkaq me atë nuk kanë hapur diskutim profesional për mënyrën në të cilën Këshilli Gjyqësor do të veprojë si i pavarur.

“Propozimi i dytë është edhe për propozim-ligjin, të cilin e ka kërkuar Prokuroria Speciale lidhur me dëshmitarët e mbrojtur, gjithashtu nuk është diskutuar, ndërkaq ligji për shfuqizimin e Këshillit për Verifikimin e Fakteve është diskutuar, por nuk a pasur rezultat. Nuk e di çfarë është më e keqe. Pushteti i kaluar tha se nuk dëshiron ta dëgjojë mendimin profesional dhe të ekspertëve dhe se thjeshtë ata vendimet i kanë marrë sipas mendimit të tyre politik. Tani kemi pushtet i cili thotë se dëshiron ta dëgjojë mendimin e ekspertëve, por ky mendim i ekspertëve nuk ka ndikim të vërtetë tek ata. Nuk e di çka është më e keqe, ai pushtet që hapur i mohon profesionistët dhe ekspertët, ose ai që profesionistët i kyç, por nga ana tjetër e zbaton agjendën politike”, shton Najçevska.

Për më shumë dëgjojeni intervistën e mëposhtme:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button