A do të mbyllen apo ende kalkulohet për vendin e “Merkos” dhe “Aleancës”? Ja çfarë thonë nga Qeveria e Maqedonisë

Ministria pa resor me të cilin udhëhiqte Ramiz Merko nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ministria e Reformave e cila qe propozim për Aleancën për Shqiptarët si kompromis për Ministrinë e Shëndetësisë, për të njëjtat edhe më tej “kalkulohet”. Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski tash për tash nuk diskutohet për plotësimin apo mbylljen e tyre si resore qeveritare, raporton Portalb.mk.

“Në këtë moment për Ministrinë e Ramiz Merkos nuk po diskutohet në Qeveri, nëse ka informacione në periudhën e ardhshme do t’ju njoftojmë. Se a do të mbyllen si Ministri për momentin nuk diskutohet në Qeveri”, tha Boshnakovski.

Në lidhje me çështjen se a pritet që pjesë e përbërjes qeveritare të jetë PDSH, Boshnjakovski përsëriti qëndrimin e shprehur ditë më parë nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev: “Nuk janë zhvilluar bisedime për hyrje të PDSH-së në Qeveri”, tha Boshnjakovski.

Përndryshe, “kalkulimet” për resoret qeveritare erdhën në pah që pas zgjedhjeve lokale të 2017-s në Maqedoni, pasi që ministra dhe zëvendësministra kandiduan për të parët e komunave. Të zbarzëta kanë ngelur Ministria pa resor në të krye të së cilës ishte Ramiz Merko nga BDI, tash kryetar komune në Strugë dhe Ministra e Reformave që qe propozim i lideri të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev për liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Këtë Ministri Sela e quajti “Ministria e Byrekut”, pasi që iu dha si kompenzim i Ministrisë së Shëndetësisë të cilin e la të zbrazët për dy muaj pasi që ministri i saj, Arben Taravari u zgjodh kryetar komune në Gostivar. ASH-ja nuk e pranoi Ministrinë e Reformave dhe doli nga Qeveria e Maqedonisë.

Pas daljes së ASH-së nga Qeveria e Maqedonisë, në publik qarkulluan informatat se pjesë e Qeverisë mund të bëhet edhe Partia Demokratike Shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button