Ajri në Shkup edhe sot i ndotur, transport publik falas për shkupjanët

Ajri në Shkup edhe sot është i ndotur mbi të lejuarën. Koncentrime më të larta të grimcave PM10 sërish ka në Lisiçe 187 mikrogramë në metër kub, te Rektorati 173, në Qendër 107, në Gazi Babë 104 dhe në Karposh 92.

Koncentrime më të larta të grimcave PM2,5 ka në Karposh 64, dhe Qendër 54 mikrogramë në metër kub.

Në qytetet tjera koncentrime më të larta të grimcave PM10 janë matur në Manastir 135, mikrogramë në metër kub, në Koçan 126, në Kërçovë 117, në Tetovë 109 dhe në Kavadar 87.

Koncentrime më të larta të grimcave PM2,5 në qytetet tjera janë matur në Manastir 127, në Tetovë 106 dhenë  Kumanovë 57 mikrogramë në metër kub.

Pas informacioneve të marra se cilësia e ajrit në Shkup dy ditë me radhë është e ndotur mbi të lejuarën, gjegjësisht mbi 200pm/m3 sërish u aktivizuan masat për uljen e pasojave nga ndotja e ajrit në qytet.

LEXO: Ndotja e ajrit alarmante në Shkup: si ndikon në organizëm dhe si të mbrohemi nga ai?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button