Vetëm këto gjashtë shtete në botë nuk kanë aeroport – ja se si arrihet deri te ato

Kur udhëtoni në ndonjë shtet paksa më të largët, gjëja e parë që e bëni është që të mendoni për udhëtim me aeroplan, në mënyrë që arrini deri atje sa më këndshëm dhe sa më shpejt.

Ekziston vetëm një gjë e cila mund t’ju prishë përjetimet – nëse shteti në të cilin udhëtoni nuk ka aeroport, andaj udhëtimi me aeroplan ju është i pamundshëm.

Ekziston një numër i vogël shtetesh të cilat gjenden në këtë listë, mirëpo edhe disa shumë të popullarizuara ndër to, transmeton Telegrafi.

1. Vatikani, si një zonë me 109 hektarë , e vendosur në mes të Romës, nuk ka aeroportin e vet. Vizitorët mund të arrijnë lehtë atje nëpërmjet kryeqytetit italian.

2. Ngjashëm, San Marino është gjithashtu i rrethuar nga toka italiane. Vendi i pestë më i vogël në botë, ka rreth 33,000 banorë dhe është vetëm nëntë milje nga Aeroporti Ndërkombëtar Federico Fellini në Rimini të Italisë.

3. Për të vizituar Monakon – vendi i dytë më i vogël në botë pas Vatikanit – duhet të kaloni përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Nice – Francë , që është vetëm 25 minuta udhëtim deri në Monaco, vend ky që ka vetëm 38,500 banorë. Është interesante se vendet e treta dhe të katërt më të vogla, Nauru dhe Tuvalu , kanë aeroportet e tyre, ndërsa e pesta dhe e gjashta nuk kanë.

4. Ne përmendëm tashmë San Marinon, ndërsa për të shkuar në Lichtenstajn, do të duhet të kaloni shfrytëzoni aeroportin e Zvicrës, St Gallen-Altenhrein, 24 milje larg kryqytetit.

5. Poashtu aeroport nuk ka as Andora. Vend ky që mjafton vetëm 25 milje ta ngasësh makinën për ta parë nga njëri cep në tjetrin. I shtrirë në një luginë të vargmaleve Pirinej, nënkupton që ndërtimi i një piste të aeroportit do të ishte e vështirë, kështu që vizitorët mund të arrijnë përmes Spanjës apo Francës. Opsioni më i afërt për kryeqytetin e Andorës është Aeroporti Girona-Costa Brava në Spanjë.

6. Nuk ka udhëtim direkt as për Palestinë, por Aeroporti Ndërkombëtar i Ben Gurionit në Izrael është vetëm 15.5 km larg nga Betlehemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP