13 të vdekur nga përmbytjet në Kaliforni

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur pas rrëshqitjeve të thella të baltës në Kaliforninë Jugore, ku shirat e dendur shkaktuan përmbytje.

Rreth 163 persona janë dërguar në spital. 20 ishin më lëndime të lehta ndërkaq katër prej tyre janë në gjendje kritike, transmeton Klan Kosova.

Një grup deri në 300 vetë thuhet se janë bllokuar në Romero Canyon në lindje të Santa Barbara.

Policia tha se skenat “dukeshin si një fushë beteje e Luftës së Parë Botërore”.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet, që prekën zonat e djegura nga zjarret muajin e kaluar, kanë mbyllur më shumë se 48 kilometra rrugë kryesore bregdetare.

Shërbimet e emergjencës thanë numri i vdekjeve pritet të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button