Zvicër, një 80 vjeçarë arrestohet pas akuzave të grabitjes së bankës

Një person 80 vjeçar në Zvicër është arrestuar me pretendim se ka grabitur një bankë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat zvicerane, në kuadër të hetimit pas një grabitjeje të bërë nga një person i maskuar para 10 ditëve në kantonin Lucern, dje është arrestuar një person.

I akuzuari 80 vjeçarë i cili është arrestuar në shtëpi gjatë qëndrimit me bashkëshorten, ka pranuar krimin e bërë. Ndërsa theksohet se bashkëshortja e të akuzuarit ka thënë se nuk dinte asgjë në lidhje me grabitjen.

Në lajmet nuk janë dhënë informacione në lidhje me emrin e të akuzuarit dhe shumën e grabitur. Gjithashtu bëhet e ditur se nëse i akuzuari dënohet nga ky krim, ai do të hyjë në mesin e grabitësve më të moshuar të bankave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button