Tanja Çaçarova-Ilievska në vendin e Rashkovskit në “Telekom”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot e zëvendësoi sekretarin e përgjithshëm Dragi Rashkovski, nga pozita përfaqësues i Qeverisë në Kuvendin aksionar të Telekomit dhe në atë pozitë e emëroi Tanja Çaçarova-Ilievska, këshilltare për drejtësi në zyrën e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtuan nga pres-shërbimi qeveritar, në seancën e sotme ministrat sollën edhe disa zgjidhje kardovike dhe kanë emëruar disa drejtorë të rinj të inspektoratëve shtetërorë.

Për drejtor të Inspektoratit shtetëror për pylltari dhe gjueti, Qeveria e emëroi Ejup Jahjan, për drejtor të Inspektoratit shtetëror për vetadministrim lokal, Sead Sadukovski dhe për drejtor të Inspektoratit shtetëror të tregut, Stojko Paunovski.

Për përfaqësuesi në Këshillin e Institutit për letërsi maqedonase, Qeveria i emëroi Dimka Miteva, Lubica Stankovska dhe Vlladimir Martinovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button