Çiftet homoseksuale në Australi mund të nisin martesat

Çiftet e gjinisë së njëjtë në Australi mund të martohen, pasi pengesat ligjore për to janë hequr.

Martesat e homoseksualëve janë bërë të ligjshme nga sot, me mbështetje të madhe të Parlamentit të Australisë, transmeton REL. 

Qeveria konservatore e Australisë ka bërë një anketë jo të detyrueshme për martesat e homoseksualëve dhe është zotuar se do ta kalojë legjislacionin për këtë çështje nëse australianët e mbështesin atë.

Ligjëvënsit e kanë miratuar masën muajin e kaluar, pasi 62 përqind e australianëve u kanë dhënë dritën jeshile martesave të seksit të njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button