Ja çfarë kanë biseduar Bilall Kasami dhe kryeministri Zoran Zaev

Ka përfunduar takimi mes Bilall Kasamit dhe kryeministrit Zoran Zaev, i cili sipas Kasamit ka qenë një takim i rregullt ku është diskutuar rreth reformave të Qeverisë dhe përkrahjen që Lëvizja Besa e jep në lidhje me zbatimin e këtyre reformave me qëllim që të përshpejtohen proceset për anëtarësimin e shtetit në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarsim në BE, përcjell Portalb.mk.

“Kemi biseduar në lidhje me zbatimin e reformave dhe atë të cilën Lëvizja Besa me deputetët e saj duhet ta bëj në Parlamentin e Maqedonisë me të vetmin qëllim që viti 2018 të jetë vit i shpresës për qytetarët e Maqedonisë, të gjithë e dimë që këtë vit përfundimisht Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE. Shprehëm edhe njëherë gatishmërinë tonë të Lëvizjes Besa që këto procese të përkrahen dhe të gjithë ato procese reformuese dhe gjithçka që ka të bëjë me reformat që Maqedonia t’i arrijë ato qëllime, Lëvizja Besa do të jetë në këtë vijë dhe Lëvizja Besa do të angazhohet që këto procese të përshpejtohen. Ky ishte një komunikim normal dhe i rregullt me Kryeministrin dhe shprehëm edhe faleminderit ndaj tij për kurajën dhe guximin për realizmin e reformave që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s”, ka deklaruara Kasami pas takimit me kryeministrin Zaev.

I pyetur nëse është e mundshme që të Lëvizja BESA të bëhet pjesë e Qeverisë, ai tha se ky është proces dinamik dhe se ka mundësi për hyrje-dalje, por për momentin ajo nuk është tema.

“Lëvizja Besa nuk kalkulon në lidhje me atë nëse do të jetë pjesë e Qeverisë apo jo, për Lëvizjen Besa me rëndësi janë proceset reformuese e jo nëse do të jenë pjesë e Qeverisë dhe në këtë drejtim e kemi treguar në të kaluarën dhe kemi përkrahur të gjitha vendimet e Qeverisë që janë në këtë vijë”, deklaroi Kasami.

Kasami shtoi se përçarjet që ditëve të fundit po ndodhin në Lëvizjen Besa nuk janë diskutuar aspak me kryeministrin Zaev, pasi ato ja në çështje brenda partiake.


Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, sot në ora 18:00 do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. Këtë sot e konfirmoi në konferencë për shtyp Kasami, duke thënë se temë bisede janë reformat, njofton Portalb.mk.

“Takimi me Zaevin nuk a lidhje me ndodhitë në Lëvizjen BESA. Jemi marrë vesh që të takohem që nga java e kaluar. Do të bisedojmë për reformat dhe përkrahjen e rrjedhjes reformuese të Qeverisë në Kuvend, ku Lëvizja BESA ka 5 deputetë”, tha Kasami.

I pyetur nëse është e mundshme që të Lëvizja BESA të bëhet pjesë e Qeverisë, ai tha se ky është proces dinamik dhe se ka mundësi për hyrje-dalje, por për momentin ajo nuk është tema.

Ndryshe, ditët e fundit ka përçarje në Lëvizjen BESA, duke u ndarë në dy grupe, në njërin që e shkarkoi Kasamin nga pozita e kryetarit dhe tjetri që e përkrahin që edhe më tej të jetë kryetar i partisë.

Konflikt brendapartiak – “për” dhe “kundër” Bilall Kasamit

Ndryshe, Lëvizja BESA është ndarë në dy fraksione – ai që e përkrah kryetarin aktual Bilall Kasami dhe ai që kërkon dorëheqjen e tij. Ndodhitë në Lëvizjen BESA nisën që më 5 janar, gjegjësisht të premten, kur Zeqirija Ibrahimi dha dorëheqje nga posti nënkryetar i partisë, ndërkaq një ditë më vonë, nëpërmjet një komunikate, Lëvizja BESA ka informuar se prej një nate më parë faqja e kryetarit të Lëvizjes BESA dhe të kryetarit të saj, Bilall Kasami, janë hakuar.

Mbrëmjen e së shtunës u mbajtën Këshilli Qendror në Tetovë, e cila vendosi që të mbahet kongresi i partisë më 24 shkurt, ndërkaq paralelisht mbajti mbledhje edhe Këshilli Qendror i Shkupit, që vendosi ta shkarkojë nga detyra kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe në vend të tij të zgjedhin u.d. kryetar deri në mbajtjen e kongresit, Nexhbedin Karemanin.

Megjithatë, Bilall Kasami për Portalb.mk deklaroi se shkarkimi i tij është vendim ilegal, jashtë statutit të partisë. Ai tha se edhe hyrja në selinë e Shkupit është bërë në mënyrë ilegale, siç thotë ai, sikurse u thyen edhe faqet zyrtare në Facebook.

Të hënën, Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmon hyrjen e Bilall Kasamit, siç thonë ata, të dhunshme në Selinë e Lëvizjes BESA, ndërkaq nuk jep detaje konkrete pasi që po kryhen biseda në polici. Megjithatë, Kasami ka thënë se ai nuk ka hyrë me forcë në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup dhe të njëjtët i quajti spina.

Fraksioni i Kasamit insiston se ka legalitet të plotë në parti dhe se ata që i quan “uzurpator” të selisë do të marrin padi penale dhe do të përgjigjen përpara organeve të rendit. Nga ana tjetër, fraksioni i Karemanit, insiston në ilegalitetin e Kasamit, duke thënë që shumica e Kryesisë Qendrore e ka shkarkuar atë nga posti i kryetarit.

Kronologjia e ngjarjeve: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button