Xhaka dhe Mustafi në teste para ndeshjes me Chelsea

Menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger, ka deklaruar se nuk pret për ndonjë rikthim nga kontingjenti i të lënduarve të skuadrës, për ndeshjen kundër Chelsea në gjysmëfinale të Carabao Cup që zhvillohet këtë të mërkurë.

Ai ka treguar se futbollistët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do t’u nënshtrohen testeve mjekësore para se të marrin rrugë për në Stamford Bridge, shkruan Ibtimes, përcjellë Klan Kosova.

“Fatkeqësisht nuk kemi ndonjë të rikthyet nga lëndimi”.

“Besoj që të shtunën [kundër Nottingham]e paguam çmimin e të pasurit shumë lojtarë të lënduar”, ka thënë Wenger.

“Disa kishin nevojë për pushim, por që patëm pesë apo gjashtë tjerë të lënduar. Kjo ka qenë përcaktues i rotacioneve që kemi bërë”, ka shtuar ai.

“Për të mërkurën jo se jo, por mendoj se as për të dielën kundër Bournemouth nuk do të mund të kthehet dikush”.

“Xhaka pati një test sot. Do të shohim gjendjen e tij. Mustafi po ashtu do të ketë një test gjatë ditës. Nuk e di saktësisht nëse do të jetë i gatshëm. Gjithçka do të mësojmë pas stërvitjes”, ka shtuar Wenger.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button