20 shefa kuzhine për realizimin e një pice 34 metër, qëllimi është shumë interesant

Më shumë se 20 shefa kuzhine janë mbledhur në Turqi (Elazıg) për të krijuar një picë 34 metër të gjatë (lahmacun), e njohur si “pica turke” duke synuar vendosjen e një rekordi të ri kombëtar për picën më të gjatë të realizuar në vend, transmeton Revista Class.

Engin Altunbaş, i cili mban rekordin me picën prej 23 metra në vitin 2016, mësohet se po planifikon për të qenë pjesë e rekordeve Guinness me një prej ushqimeve tradicionale në Turqi.

“Ne po planifikojmë të thyejmë rekordin botëror që ka vendosur Italia me picën 1.853 metër të gjatë”,- tha Altunbaş, duke shpjeguar qëllimin e tyre për të bërë një picë në vitin 2023 – vit i cili shënon edhe 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Në vitin 2016, më shumë se 400 shefa nga e gjithë Italia u mblodhën në Napoli për të krijuar një picë 1,853 metër të gjatë, duke thyer rekordin botëror të picës më të gjatë në botë.

Për ta bërë punën e tyre sa më magjike, shefat italianë përdorën 2,000 kg miell, 1600 kg domate 2,000 kg mozzarella dhe 200 litër ujë.

E ngjashme me picën e zakonshme, pica turke (lahmacun), është rrethore, e përbërë me brumë të hollë, me bazë mish të grirë (më së shumti viçi ose qengji), perime të grira, qepë, domate dhe majdanoz, por edhe me shumë erëza si piper i kuq, spec i kuq, kanellë etj. Pjekja e kësaj pice bëhet në furrë druri natyrore.

Origjina e kësaj pice (lahmacun) është ende mister, por shumica beson teorinë se ka ardhur në Turqi nga Armenia. Të dy vendet kanë produktet bazë të njëjta, por receta tradicionale e sotme ndryshon nga tjetra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button