Mbi dy milionë pasagjerë në aeroportet e Maqedonisë në vitin 2017

Mbi dy milionë pasagjerë (2.027.344) kanë udhëtuar përmes aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit në vitin 2017, që paraqet rritje prej 13 për qind në krahasim me vitin 2016, kumtoi sot koncesionari i aeroporteve TAV Maqedonia.

Numri i përgjithshëm i fluturimeve në dy aeroportet, në Shkup dhe në Ohër, vitin e kaluar është rritur për shtatë për qind dhe arriti 18.130.

Sipas të dhënave për qarkullimin e pasagjerëve, destinacione më të frekuentuara prej aeroportit të Shkupit vitin e kaluar ishin Stambolli (aeroportet Ataturk dhe Sabiha Gokçen) me 12,3 pjesëmarrje tregtare, Cyrrihu (8,6 për qind), Vjena (6,5 për qind), Bazeli (5,3 për qind), Malme (4,6 për qind) dhe Londra (3,7 për qind).

Lidhur me pjesëmarrjen e kompanive ajrore në qarkullimin e pasagjerëve, Viz er e ka transportuar numrin më të madh të pasagjerëve dhe është me 59 për qind pjesëmarrje në treg.

Dita më e frekuentuar në aeroportin e Shkupit ka qenë 7 gushti kur gjithsej 8.283 pasagjerë janë transportuar me 98 fluturime, si rezultat i Super kupës së UEFA-s.

Aeroporti i Shkupit në vitin 2017 e shënoi gushtin më qarkullues deri më tani, duke i shërbyer 216.409 pasagjerë me 23,7 për qind rritje në nivel vjetor.

Sipas Alper Ersoj, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni, numri i arritur i pasagjerëve është rezultat edhe i linjave të reja të vendosura në rrjetin e tyre në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit.

“Pesë destinacione të reja – Budapesti, Malta, Roma, Vaksjo dhe Doha filluan të qarkullojnë nga aeroporti i Shkupit dhe drejt aeroportit të Shkupit, ndërsa në aeroportin e Ohrit i vendosëm fluturimet e reja sezonale prej Katovices, duke pritur për herë të parë turistë polakë. “Në vitin 2018 edhe më tej do të fokusohemi në zgjerimin e rrjetit me linja ajrore, por gjithashtu edhe të qëllimit tonë për të siguruar shërbime me cilësi të lartë ndaj pasagjerëve dhe klientëve tanë”, deklaroi Ersoj.

Rrjeti i linjave të aeroportit “Aleksandri i Madh” – Shkup i ka gjithsej 36 destinacione, të cilat i shërbejnë 11 linja të rregullta ajrore. Në aeroportin “Shën Apostul Pali” – Ohër janë tre destinacione të rregullta gjatë gjithë vitit dhe katër çarter destinacione plotësuese sezonale gjatë verës. Tre linja ajrore sezonale prej Ohrit në Varshavë, Talin dhe Eindhoven janë paralajmëruar të vendosen në vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button