Qindra kilogram drogë janë gjetur në Haraçinë të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike Shkup në koordinim me Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, repartin e tregtisë së paligjshme dhe repartin i policisë kriminale, sektori për tregtim të paligjshëm të drogës, armëve dhe materieve të dëmshme, pas kontrollit të kryer më 8 janar në Haraçinë të Shkupit kanë gjetur pako të ndryshme në peshë prej 150 kilogram për të cilat thuhet se janë lëndë narkotike, raporton Portalb.mk.

“Në shtëpitë dhe hapësira të tjera të dy personave janë gjetur paketime të ndryshme të kanë peshuar rreth 150 kilogram me materie të ndryshme, për të cilat supozohet se janë lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, dy personat dyshohet se kanë kryer vepër penale “prodhim dhe shitje e pautorizuar e lëndëve narkotike”.

“Është kryer kontroll në shtëpi dhe hapësira tjera në Haraçinë të Shkupit, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “prodhim i paautorizuar, hedhje në treg të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë në përputhje me nenin 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Të gjitha materialet e gjetura gjatë kontrollit të 8 janarit janë dërguar për ekspertizë, në bazë të së cilës edhe do të ndërmerren hapat e ardhshme.

Nga ana tjetër, më 1 dhjetor në Reçicë të Vogël të Tetovës u zbulua laboratori i drogës, materialet e të cilit po mbaheshin në fshatin Batincë të Shkupit.

LEXO: Ministri Spasovski flet për aksionin anti-drogë në Reçicë të Vogël, janë arrestuar 6 persona
LEXO: Paraburgim për 7 të dyshuar për laboratorin e drogës në Tetovë
LEXO: Laboratori i drogës në Reçicë të Vogël, në Batincë u zbulua magazinë me materiale të tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button