Karemani i BESA-s: ka kërcënime ndaj meje dhe familjes sime (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes BESA dhe ushtruesi i detyrës kryetari i Lëvizjes BESA, Nexhbedin Karemani sot nga Kuvendi i Maqedonisë ka njoftuar se kanë filluar kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij, raporton Portalb.mk.

“Unë jam sot këtu që ta njoftoj opinioni që si kryetari i Lëvizjes BESA, ka kërcënime serioze ndaj meje dhe familjes sime. Unë i njoh personat që më kanë kërcënuar dhe të njëjtët i kam paraqitur në polici. Përmes tyre mund të njihet edhe dora që e hedh gurin dhe e fsheh dorën. Për këtë kam njoftuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ambasadat, zyrën e BE-së dhe OSBE-në në Maqedoni. Unë dua të njoftoj edhe për atë se duhet të dihet qartë se kush i ka marrë votat e qytetarëve të Tetovës. Unë përveç dinjitetet tim profesional dhe individual, sot përfaqësoj edhe Lëvizjen BESA, prandaj edhe nuk do të mposhtem ndaj kërcënimeve”, tha Karemani.

Megjithatë Karemani këmbëngul se çështjet e partisë nuk do të ndërhyjnë në punën dhe mënyrën e funksionimit të grupit të deputetëve të Lëvizjes BESA.

Karemani nuk tregoi as emra se kush po kryen kërcënime ndaj tij.

“Emrat janë dorëzuar në polici tashmë, nuk do të flas për emra”, tha Karemani.

Konflikt brendapartiak – “për” dhe “kundër” Bilall Kasamit

Ndryshe, Lëvizja BESA është ndarë në dy fraksione – ai që e përkrah kryetarin aktual Bilall Kasami dhe ai që kërkon dorëheqjen e tij. Ndodhitë në Lëvizjen BESA nisën që më 5 janar, gjegjësisht të premten, kur Zeqirija Ibrahimi dha dorëheqje nga posti nënkryetar i partisë, ndërkaq një ditë më vonë, nëpërmjet një komunikate, Lëvizja BESA ka informuar se prej një nate më parë faqja e kryetarit të Lëvizjes BESA dhe të kryetarit të saj, Bilall Kasami, janë hakuar.

Mbrëmjen e së shtunës u mbajtën Këshilli Qendror në Tetovë, e cila vendosi që të mbahet kongresi i partisë më 24 shkurt, ndërkaq paralelisht mbajti mbledhje edhe Këshilli Qendror i Shkupit, që vendosi ta shkarkojë nga detyra kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe në vend të tij të zgjedhin u.d. kryetar deri në mbajtjen e kongresit, Nexhbedin Karemanin.

Megjithatë, Bilall Kasami për Portalb.mk deklaroi se shkarkimi i tij është vendim ilegal, jashtë statutit të partisë. Ai tha se edhe hyrja në selinë e Shkupit është bërë në mënyrë ilegale, siç thotë ai, sikurse u thyen edhe faqet zyrtare në Facebook.

Të hënën, Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmon hyrjen e Bilall Kasamit, siç thonë ata, të dhunshme në Selinë e Lëvizjes BESA, ndërkaq nuk jep detaje konkrete pasi që po kryhen biseda në polici. Megjithatë, Kasami ka thënë se ai nuk ka hyrë me forcë në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup dhe të njëjtët i quajti spina.

Fraksioni i Kasamit insiston se ka legalitet të plotë në parti dhe se ata që i quan “uzurpator” të selisë do të marrin padi penale dhe do të përgjigjen përpara organeve të rendit. Nga ana tjetër, fraksioni i Karemanit, insiston në ilegalitetin e Kasamit, duke thënë që shumica e Kryesisë Qendrore e ka shkarkuar atë nga posti i kryetarit.

Kronologjia e ngjarjeve: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button