Akoma aktiv zjarri në tankerin iranian, kërkime pas ekuipazhit

Ministria kineze e Komunikacionit sot kumtoi se është gjetur trupi i një burri, për të cilin besohet se ka qenë anëtar i ekuipazhit të tankerit iranian i cili u përplas me një anije në Detin Lindor kinez.

Trupi nuk është identifikuar akoma, ndërsa kërkimi vazhdon pas anëtarëve të ekuipazhit, i përbërë prej 30 iranianëve dhe dy shtetasve të Bangladeshit.

Mediat kineze theksojnë se zjarri akoma nuk është shuar dhe se ekziston rrezik nga shpërthimi. Në momentin e përplasjes, tankeri ka transportuar rreth 136.000 tonë naftë.

Tankeri i naftës Sançi, i regjistruar në Panama, ka lundruar nga Irani drejt Koresë së Jugut kur në Detin Lindor kinez, 257 km nga Shangai, është përplasur me një anije e cila ka transportuar grurë. Kina, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja dërguan anije dhe aeroplanë në kërkim të ekuipazhit në Sançi. Ekuipazhi i anijes tjetër, i përbërë prej 22 kinezëve është shpëtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button