Streep: Mariah Carey më zuri vendin në Golden Globe

Mariah Carey i ka zënë vendin aksidentalisht Meryl Streep në çmimet Golden Globe. Aktorja fituese e 9 çmimeve Golden Globe ka folur për situatën gjatë një interviste për Jimmy Kimmel, transmeton Top Channel.

Kur u pyet nëse ishte e vërtetë historia, 68-vjeçarja Streep me humor ka thënë “Ajo më zuri vendin tim!”. Meryl rrëfen se kur shkoi atje pa se këngëtarja ishte ulur afër Steven Spielberg.

“Ajo më tha “Oh, zot më detyruan të ulem”. Aktorja thotë se pas pushimit të reklamave, të gjithë ulen ku të gjejnë karriget, njësoj si loja e “karriges muzikore”.

Një natë më parë Mariah pranoi gabimin dhe kërkoi falje në Tvvitter. “E dashur Meryl, të lutëm me fal! Mund të ulesh në karrigen time kur të duash”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP