Një program për të kufizuar përdorimin e telefonave nga fëmijët?

Apple i është kërkuar ndërtimin dhe hedhjen në treg të një programi, apo formë tjetër zgjidhjeje që do të kufizojë përdorimin e telefonave të saj nga ana e fëmijëve, transmeton Top Channel.

Thirrje të tilla janë të shpeshta, por e veçanta e kësaj të fundit është se bëhet nga dy grupe investitorësh që zotërojnë 2 miliardë dollarë aksione të gjigantit amerikan të teknologjisë.

Apeli për më shumë kontroll sesi të rinjtë, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët shpenzojnë kohën e tyre me telefonat dhe pajisjet e tjera inteligjente është mirëpritur nga akademikët, institutet, kolegjet dhe universitetet në Kaliforni dhe mbarë SHBA-në.

Sipas Reuters, në një studim të fundit është vërejtur se gjysma e adoleshentëve amerikanë besojnë se kanë krijuar varësi nga telefonat e tyre dhe “nevoja për t’iu përgjigjur menjëherë mesazheve në ta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP