Podgorica goditet nga një tërmet prej 3 ballë

Një tërmet me magnitudë tre ballë sipas Rihterit, ka tronditur mëngjesin e sotëm Podgoricën, raporton Anadolu Agency (AA).

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 20 kilometrash, 5 kilometra nga Podgorica. “Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudën e tërmetit dhe thellësinë e epiqendrës, ky tërmet nuk ka mund të shkaktojë dëme materiale në rajon”, njoftoi Instituti Sizmologjik i Malit të Zi.

Ky është tërmeti i dytë që tronditi Malin e Zi gjatë ditëve të fundit. Një tërmet relativisht i fuqishëm prej 5.2 ballë sipas Rihterit të enjten goditi Malin e Zi.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në një thellësi prej 14 kilometrash dhe 7 kilometra nga Plava. Nuk pati të lënduar, por u shkaktua dëm material.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button