Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të kthehet në Kuvend derisa nuk krijohen kushte për funksionim normal

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së vendosi që të mos merr pjesë në punën e Kuvendit përderisa nuk krijohen kushte për funksionim normal dhe demokratik të institucionit, kështu deklaroi në konferencë për shtyp kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njofton Portalb.mk.

Pas këtij qëndrimi, siç tha, qëndron i gjithë grupi parlamentar.

“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, të paktën ai që është i lirë, është absolutisht konstruktiv dhe së bashku merr pjesë në krijimin e qëndrimeve. Grupi parlamentar është i vetëm, i bashkuar dhe të gjithë së bashku jemi pas këtyre qëndrimeve, duke përfshirë edhe koordinatorin e përkohshëm, Vlladimir Gjorçevin”, tha Mickoski.

Në pyetjen se a diskuton VMRO-DPMNE me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin dhe me grupin parlamentar të LSDM-së, Mickoski shpjegoi se për një pjesë të ligjeve reformuese kanë grup parlamentar, por për momentin nuk ka informata shtesë përveç asaj se grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së vazhdojnë me punën e ligjeve reformuese.

Ai nuk ka asnjë informatë për Zhan Mone, për proceset dhe datat që përmenden.

“Për proces të tillë nuk jemi të informuar, nuk kemi ftesë zyrtare, nuk kemi informata as për përmbajtjen”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button