Siri: Izraeli ka kryer sulme ajrore afër Damaskut

Armata e Sirisë thotë se Iraeli sot herët në mëngjes i ka sulmuar dhe dëmtuar “caqet ushtarake në territorin e Sirisë, afër kryeqytetit Damask, me sulme ajrore dhe raketa tokë-tokë, transmeton REL.

Në kumtesën e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, komanda e ushtrisë së Sirisë tha se mbrojtja ajrore siriane e ka goditur një aeroplan izraelit. Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ushtria e Sirisë tha, po ashtu, se mbrojtja kundërajrore e saj i ka interceptuar disa raketa të lansuara nga territori izraelit.

Nuk ka pasur komente të menjëhersme nga Izraeli për pretendimet e ushtrisë së Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button