Gjermani: Arrestohet një serb i Bosnjës i dyshuar për krime lufte

Prokurorët në Bosnjë-Hercegovinë thonë se autoritetet gjermane e kanë arrestuar ish-pjesëtarin e forcave serbe të Bosnjës, Millorad Obradoviq, i cili është i dyshuar për krime të luftës në këtë vend, pas shkatërrimit të Jugosllavisë së dikurshme, transmeton REL.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm ka njofutar dje se i dyshuari Obradoviq është arrestuar në rajonin e Munihut, në bazë të një fletarrresti ndërkombëtar nga Bosnjë-Hercegovina.

Mëtutje në njoftimin e prokurorëve në Sarajevë theksohet se autoritetet e Gjermanisë e kanë filluar procedurën për ekstradimin në Bosnjë të këtij të dyshuari, 51 vjeçar.

Obradoviq është i dyshuar për pjesëmarrje në burgosjen e afro 120 civilëve myslimanë të Bosnjës, afër qytetit veriperëndimor, Prijedor, në korrik të vitit 1992.

Më vonë civilët e burgosur ishin ekzekutuar, ndërsa tre prej tyre ishin vrarë nga i dyshuari, Millan Obradoviq, theksohet në aktakuzë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP